Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes, sot në seancën parlamentare ka adresuar shqetësimin e tij, që del nga tensionet në mes Rusisë e Ukrainës.
Abazi ka paralajmëruar pushtimin e plotë të Ukrainës që mund të vijë në ditët në vijim, duke u bazuar në hyrjen e trupave ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk. Po ashtu Abazi ka thënë se edhe Serbia paraqet problem, meqë edhe ajo përdor taktikat e njëjta sikur Rusia.
Ai ka ka vazhduar tutje, duke folur edhe për sanksionet që perëndimi i ka paralajmëruar ndaj Rusisë, duke thënë se: “Shembujt e mëhershëm tregojnë që sanksionet nuk japin aq shumë rezultat”.