“Liria do të mbizotërojë”/ Haradinaj në mbështetje të Ukrainës

Aktuale

“Liria do të mbizotërojë”/ Haradinaj në mbështetje të Ukrainës

Nga: A.SH Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:32
Ramush Haradinaj

Kryetari i AK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetjen për Ukrainën e cila po përballet me tensione nga Rusia.

Ai ka thënë se është detyrimin jonë që të mbështesim vlerat e demokracisë dhe lirisë.

Postimi në Facebook:

Në këtë kohë trazirash ne qëndrojmë me Ukrainën, së bashku me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Është detyrimi ynë të mbështesim vlerat e demokracisë dhe lirisë.

Liria do të mbizotërojë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat