Ish-luftatari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci thotë se Hashim Thaçi e Sokol Dobruna janë sikurse Fadil Hoxha dhe Ali Shukria.
Geci përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, derisa shkruan për luftën e Drenicës dhe vrasjen e Shaban Polluzhës dhe gjyshit të tij, Halil Bajraktari, ka shkruar edhe për vendimin e vrasjes së tij, siç thotë ai na Sokol Dobruna.
Ai shkruan se, ky vendim është marr në fshatin Lladrovc të Malishevës.
Geci thotë se këtë e ka të konfirmuar nga Naim Maloku dhe Bislim Zyrapi.
Shkrimi i plotë:
Tani po bëhen 77 vjet që kur ka përfunduar Lufta e Drenicës.
Gjyshi ynë Halil Bajraktari, ishte i pari ushtar në Drenicë që u pushkatua nga tradhtarët Fadil Hoxha e Ali Shukria, vrasja e Halil Bajraktarit ishte shkaktari kryesor i luftës së Drenicës, sepse Miftar Bajraktari, Bajraktari i madhë vëllau i Halilit ishte zëvendës komandant i Brigadës së Drenicës dhe me të marr vesh se në Drenicë partizano çetnikët po vrasin njerëz pa gjyq e detyroj Shaban Polluzhën të kthehet në Drenicë.
Të gjithë le ta dinë se luftën e komisarit politik Fadil Hoxhës dhe prokurorit Ali Shukria e vazhdoi drejtori i Drejtorisë Politike Hashim Thaçi bashkë me prokurorin Sokol Dobruna, i pari person që dënuan me vdekje nga Sokol Dobruna isha unë Gani Geci dhe Blerim Kuqi, vendimi për vrasjen time dhe të Blerim Kuqit u morë nga tradhtarët si Sokol Dobruna prokurorë dhe Hashim Thaqi drejtor politikë këtë vendim nga antarët e Shtabit e ka kundërshtuar Ramë Buja anëtar i Shtabit Sami Lushtaku, komandant i Zonës së Drenicës Bashkim Jashari (tani komandant i FSK-së), Nuradin Lushtaku , Jetullah Geci e te tjerë.
Vendimi për pushkatimin tim është marrë në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës aty ku qëndronte Shtabi i Përgjithshëm këtë detaj e kam të konfirmuar nga nga dy burime.
1.) Naim Maloku dhe
2.) Bislim Zyrapi, antarë të Shtabit tani këta munden me thanë edhe jo por këta dy ma kanë thenë këtë.
Atëherë kur pushkatuan Gjyshin im në vitin 1945 Partizanët morën në thu tradhtarët sepse pushkatuan Halil Bajraktarin (Bajraktarin e 7 Bajraqeve) edhe në vitin 1898 Parizanët e Hashimit paten morrë në thu këta kur më dënuan mua Gani Gecin dhe Blerim Kuqin me vdekje.
Tani gjyshi im Halil Bajraktari ne jemi krenar që jemi nipat e tu edhe pse nuk të njoha e nuk pata rastin të takoj, pasi që kur ti u pushkatove babai kishte vetëm 9 vjet ndërsa unë linda 23 vjet pas pushkaimit tënd.
Ne jemi mirënjohës që na trasuat rrugën dhe ne vazhduam atë rrugë tuaj nacionaliste me Anglo-Amerikanët për të arritur deri te liria.
Deshmitar është Halit Barani i cili në vitin 1998 na i ka sjellë 12 palë tirqi nga Teatri i Mitrovicës per tu dalluar nga partizanët e Hashim Thaçit që aso kohe vishnin uniforma të fabrikës serbe Jumko.
Tani nga të gjitha librat që unë i kam lexuar del se Brigada e Drenicës është formuar në Kuvendin e Llaushës është pa se po vjen një regjim i keq komunist dhe komandant Brigade është propozua Miftar Bajraktari.
Bajraktari ka thanë jo unë e propozoj Shaban Polluzhën sepse ky pushteti që dukej se po vjen mua nuk më dojn thotë Bajraktari dhe pavarësisht a më don populli a jo nëse unë bëhem komandant rreziku është ma i madhë edhe për Drenicën edhe për Brigadën prandaj unë propozoj Shabanin, sepse e pranojn ma letë Partizanët se mua edhe Shaban Polluzha u ba Komandant Miftar Bajraktari u ba Zëvendes Komandant.
Kur janë nisur për Srem dhe hala pa mbrritur në Podujevë Fadil Hoxha bashkë me Ali Shukriun kanë filluar me vra njerëz në Skënderaj e kanë vra gjyshin tim Halil Bajraktarin, dhe plotë të tjerë në mesin e tyre babain e mësuesit Halit Geci i vrarë me 26 tetor 1997 në Llaushë (Isuf Gecin), Isuf Gradicën si dhe 28 drenicak të tjerë, në gjithë Drenicën i kanë vrarë 158 pa gjyq.
Të gjithë këta i kanë vra vetem me prokurorin Ali Shukrin dhe pa gjyqtarë, i kanë hedh kufomat në lumin Klina në Skënderaj.
Kur i ka shku lajmi në Podujevë te Miftar Bajraktari se t’i kanë vra 4 mashkuj, t’i kanë djeg kullat e pazllamet e gjithçka qa ka pasë Miftar Bajraktari ai nuk ka dasht me shku ma për Srem.
Aty në Podujevë Brigades së Drenicës ju kanë thanë leni armët e hypni në trena pa armë, se armët ua japin kur të zbritni nga treni në Serem.
Miftar Bajraktari ka kundërshtuar shkuarjen në Srem, ka thënë po dojnë me na vra pabesishtë me na ba sikur në Tivarë edhe kursesi nuk ka pranuar me shku për Srem.
Iu thanë bashkëluftetarve më mirë është me vdek në Drenicë e me u ditë ku i kemi varret se me shkua në Serbi e as Varrin mos me ditë kush ku e kem.
Këto fjalë i ka fol i ka përsërit Bajraktari i Llaushës si zëvëndës komandant i Brigadës së Drenicës tri herë dhe e gjith Brigada janë dalë në anën e Miftar Bajraktarit dhe Shabanin e ka thirr Fadili në telefon aty paska qenë no telefonē dhe tuj fol Shabani i ka thënë Fadilit nuk po më vinë ushtarët o Fadil.
Fadil Hoxha i ka thanë Shabanit Nisu vetëm ti pra.
Edhe Shabani u kthy për ne Drenicë
Janë kthyer e kanë çliruar edhe njëherë Skënderajin i kanë nxjerr kufomat prej lumit edhe i kanë varros i kanë liru të burgosurit qindra të burgosur i ka shti Fadili në burgë në Skënderaj edhe prisnin pushkatimin dhe nga aty kanë filluar me luftu edhe me Fadilin
Gjyshja tregonte në Llaushë jan kanë partizanët e ne Rezallë Brigada e Drenicës.
Gjyshja ime bashkë me babën i veshur me veshë të vajzave mos me u diktu që është djalë kanë shkua gjashtë javë kanë nej të Bimbashët në lagjen në fund të fshatit Llaushë.
Faktikisht Bajraktari e ka pas shokë Mehmet Gradicen, Bajraktari i ka pajtu Mehmetin edhe Shabanin,
Mehmeti ka qenë oficer i Xhafer Devës i shkolluar në Itali me titullin Toger.
Kur u bashkua Mehmeti e Shabani, Mehmeti ju ka thënë: Kjo luftë u humb per ne këtu do të sundojnë partizano-ruset.
Të gjithë ata që nuk ka i ka pa askush tu i vra partizano komunist kthehuni nepër shtëpia.
Kanë mbetur vetëm 60 luftëtarë dhe qëllimin e kanë pas përmes Maqedonisë me dal në Junan (Greqi).
Nuk kanë mundur sepse me topa Fadil partizani me çetniko partizanët e Titos i kanë sulmu shpijat e Dvoranëve në Terstenik te Drenasit dhe aty duke lufu janë vra Mehmet Gradica dhe Shaban Polluzha.
Mehmet Gradicen e kanë vorros natën djali i Shabanit me shokë në një arë me rrush,ndersa Shaban Polluzhën e kanë lidhë trupin e tij me konop me një guri kogja të madhē dhe e kanë futë nën akull në lumë.
Lavdi veprës së Miftar Bajraktarit, Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës.
Lavdi veprës tuaj babgjyshi im i madhë Halil Bajraktari!