Vela: Serbia është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk dënoi njohjen e Donetskut dhe Luhanskut nga Rusia

Aktuale

Vela: Serbia është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk dënoi njohjen e Donetskut dhe Luhanskut nga Rusia

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:03
Blerim Vela

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar ndaj lëvizjes se presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për njohjen e republikave të vetëshpallura në Ukrainën Lindore, pra, “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”.

Vela thotë se Serbia është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e dënon njohjen e Luhanskut dhe Donetskut. 

“#Serbia është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk dënon njohjen e #Rusisë të Luhanskut dhe Donetskut. Hapësira manovruese e #Vuçiqit për një politikë të jashtme bipolare është tkurrur.

Ai duhet të deklarojë qartë nëse e kundërshton agresionin e Rusisë kundër #Ukrainës. Zgjedhja është e qartë!”, ka shkruar ai në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat