1 i vdekur e 644 qytetarë të shëruar nga Covid-19

Aktuale

1 i vdekur e 644 qytetarë të shëruar nga Covid-19

Nga: H.O. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:00
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur, ndërsa 644 të tjerë janë shëruar nga Covid-19.

22 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.808.724 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909.

Në total numri i rasteve aktive është 3.396.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat