Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se për 53 milionë eurot shtesë që Qeveria e Haradinajt ia kishte dhënë “Bechtel Enka-s”, krahas Pal Lekajt pret që të ndëshkohet edhe Ramush Haradinaj.
Këto komente Durmishi i ka bërë në një postim në Facebook.
“Edhe kontratë me “çelsa në dorë” e edhe aneks kontratë për punë shtesë vetëm te ne bënë vaki kjo punë. E sidomos bënë vaki kur në pyetje është Pali e Bechtel Enka.
Nuk i paskan mjaftuar 53 milionë, por tash po del që edhe 44 milionë euro të tjera i’a paskan dhënë Bechtelit! Sigurisht, nga buxheti i shtetit, me dorëlirësinë e qeverisë Haradinaj. Rrush me aktakuza do të bëhet Pali, por nuk duhet harruar që Pal Lekaj nuk ka qenë kandidat e as ministër i pavarur, ai ka qenë i emëruar e shërbyer kryeministrit e qeverisë Haradinaj, andaj nuk mund ta trajtojmë si rast të izoluar. Shpresoj që edhe gjykatat ta kryejnë punën e tyre”, shkruan ai.