Flet për herë të parë Thaqi, pasi u lirua nga akuza për arratisjen e Lushtakut nga QKUK-ja

Aktuale

Flet për herë të parë Thaqi, pasi u lirua nga akuza për arratisjen e Lushtakut nga QKUK-ja

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:39
Emrush Thaqi

Ish-drejtori i burgjeve Emrush Thaqi është deklaruar pasi u lirua nga akuzat për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja.

Ai tha se janë akuzuar mbi fabrikime të njerëzve dhe se e ka ditur se do të shpallet i pafajshëm.

“Dje është dhënë verdikti i shpalljes së pafajësisë. Normalisht ne kemi qenë shumë të vetëdijshëm që do të jemi të pafajshëm sepse aktakuza është ngritur mbi bazën e disa parimeve dhe fabrikimeve të njerëzve”, tha ai.

Më tutje ai deklaroi se është akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Unë jam akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në kohë kur është lëshuar vendimi për transferimin e grupit të “Drenicës”, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Ai ka qenë një vendim i gjykatës së EULEX. Nuk e di ku është bazuar. Shumë herë ne kemi pasur konsulta për transfere të tjera, por ajo nuk ka ndodhur asnjëherë të vetme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat