Qeveria “vishet” me flamurin e Ukrainës, deputetja ukrainase falënderon në shqip

Aktuale

Qeveria “vishet” me flamurin e Ukrainës, deputetja ukrainase falënderon në shqip

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 01:36
Deputetja ukrainase, Iryna Friz

Kosova e ka dëshmuar edhe njëherë sonte mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

Kjo pasi objekti i qeverisë sonte është veshur me flamurin e Kievit zyrtar.

Ky veprim vjen pas situatës së fundit që është shkaktuar nga Rusia, pasi e ka njohur pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës lindore.

Deputetja ukrainase, Iryna Friz, ka falënderuar në gjuhën shqipe për solidarizimin.

“Faleminderit, Prishtina”, ka shkruar deputetja krahas fotografisë së ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Image
Postimi i deputetes
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat