Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që organet e administratës shtetërore duhet të plotësojnë kuotën për punësim të personave me aftësi të kufizuara.
Kurti, në mbledhjen e qeverisë, tha se ky vendim ka hyrë në fuqi sot.
“Lidhur me punësimin sot kam marrë vendim që obligon organet e administratës shtetërore që gjatë vitit 2022 të plotësojnë koutën për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Po ashtu organet e administratës obligohen që të ndërmarrin veprime për të siguruar qasjen në institucione për të punësuarit me aftësi të kufizuara në pajtim me Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. Vendimi ka hyrë në fuqi sot, ndërsa angazhimi jonë i përbashkët në përmbushje të këtij obligimi vazhdon çdo ditë”.