Këshilli i Sigurisë Kombëtare sot do të mbajë mbledhje rreth orës 19:00.
Kjo u bë e ditur nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentës Vjosa Osmani.
Nuk janë bërë të ditur temat që do të diskutohen në këtë takim.
Situata në Ukrainë i ka ngritur shqetësimet edhe tek vendet e rajonit.
Sot Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme ku ka kërkuar nga qytetarët e që mos ta vizitojnë Rusinë.
Agresioni rus mbi Ukrainën u dënua edhe nga krerët më të lartë të institucioneve të shtetit.