Osmani e falënderon ambasadoren e Finlandës për mbështetjen e deritanishme të Kosovës

Aktuale

Osmani e falënderon ambasadoren e Finlandës për mbështetjen e deritanishme të Kosovës

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 14:15
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Ajo e ka falënderuar për shërbimin e deritashëm në Kosovë, duke i uruar sukses në angazhimet e mëtejme.

Siç thuhet në komunikatë, Osmani e ka falënderuar ambasadoren Stjernvall edhe për mbështetjen e deritashme të Finlandës ndaj Kosovës.

Kjo duke kërkuar që mbështetja të vazhdojë edhe në rrugën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat