Asociacioni është ‘thembra e Akilit’ për Kosovën.
Me pranimin e Asociacionit të modelit serb e të nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, fillon procesi i shkatërrimit të shtetit të Kosovës.
Kështu pretendon, analisti prof. dr. Binak Maxharraj.
Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se, Asociacionit duhet t’i thuhet jo derisa Serbia ta njoh shtetin e Kosovës.
Maxharraj pohon se liderët aktual të Kosovës nuk duhet të pranojnë këtë, sepse bien në rrafshin e tradhtisë kombëtare.
Postimi i plotë:
JO ASOCIACIONIT PA E NJOHTË SERBIA KOSOVËN.
/Pra jo Asociacionit të modelit serb të nënëshkruar nga kuislingët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa/
Asociacioni një etnik serb assesi nuk guxon të ndodhë sipas modelit të nënshkruar nga kuislingët dhe tradhtarët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, para se më e njohtë Serbia Kosovën si shtet sovran e të pavarur në kufijtë kushtetues.
Përndryshe nëse ndodhë e kundërta fillon procesi i shkatërrimit të shtetit të Kosoves.
Këtë duhet ta kuptojë qeveria e tashme, sepse askush nuk ka të drejtë të luaj më shtetin e Kosovës.
Kurse, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauf Konjufca nuk guxojnë të bëjnë këtë dhe të bien në rrafshin e tradhtisë kombëtare dhe kështu të përfundojnë në plehun e historisë.