Pronari i Meka Halal Food, biznesmeni Burim Piraj ka vendosur që paga minimale në kompaninëe tij për punëtorët të jetë 400 euro.
Afaristi Piraj thotë se kjo pagë do të zbatohet nga 1 marsi.
Ai kështu njoftoj përmes një postimi në facebook, thekson se, Kosova është atdheu ynë, dhe aq sa mundemi duhet të japim kontribut.
Postimi i plotë:
Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t'i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!
Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.
Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,
Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€ neto!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
#ALLAHUEKBER
#elhamdulillah