Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dhënë qëndrimin e saj për shqyrtimin e Kodit Civil, i cili përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.
Në një postim në Facebook, Balje ka shkruar se do të votojë kundër martesave të gjinisë së njëjtë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetar,
Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.
Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR.
Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë.