Profesori universitar, Arben Fetoshi ka folur edhe për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ndikimin e saj të mundshëm në Kosovë.
Fetoshi tha se nuk sheh të mundshme një gjë të tillë, pasi sipas tij Kosova ka një marrëveshje e cila garanton përmes prezencës së NATO-së paprekshmërinë territoriale të vendit.
“Efektet nuk i shoh të mundshme për një arsye sepse ndoshta edhe do të kishim aplikimin e të njëjtit skenar.
Mirëpo natyrisht në Kosovë kemi trupat e NATO-s, dhe kemi një marrëveshje e cila garanton përmes prezencës së NATO-s paprekshmërinë territoriale të Kosovës. Dhe besojë se ky është një faktor i rëndësishëm që ta bëjë Serbinë që të zmbrapset në këtë drejtim”, tha ai.