Krerët institucionalë të vendit janë mbledhur sonte dhe kanë diskutuar për rëndësinë e mërgatës së Kosovës.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, vlerëson se diplomacia kosovare dhe diaspora janë të pandashme.
“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, deputetë të kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues së zyrës së presidencës, si dhe akterë të shoqërisë civile u mblodhëm në një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbi rëndësinë e mërgatës tonë në zhvillimin e vendit”.
“Diplomacia dhe diaspora janë të pandashme prandaj zhvillimi i një dialogu të qëndrueshëm me qytetarët tanë jashtë vendit si dhe finalizimi i strategjisë bashkë me projektligjin janë prioritet në planin tonë të punës”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.