Zbardhen dy tentimet: Putin synoi konfliktin në këto dy vende të Ballkanit, ja pse dështoi

Aktuale

Zbardhen dy tentimet: Putin synoi konfliktin në këto dy vende të Ballkanit, ja pse dështoi

Nga: P.R Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 21:03
Vladimir Putin

Profesori u universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se shteti i Rusisë kishte tentuar nxitjen e konflikteve në dy vende të Ballkanit, para se të nis sulmet ndaj Ukraines.

“Rusia ka bërë përpjekje të mëdha me nxitë dy konflikte në Ballkan, para konfliktit të saj me Ukrainën. Në BeH ka tentuar të nxisë luftë, duke përdorë Dodikun e Vuçiqin si masha, por në momentin e fundit Vuçiqi u tërhoqe”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, Rusia tentoi që të ndezë konfliktin edhe në Ksoovë me rastin e reciprocitetit të tabelave të veturave.

“Në Kosovë tentoi ta ndezte konfliktin, kur ishte çështja e tabelave të veturave, për ç’arsye ambasadori i saj pati ardhë deri në kufi. Nuk arriti më shumë, sepse SHBA e BE reaguan shpejt, e kallamutën disi atë veprim të rrezikshëm të qeverisë sonë”, thotë profesor Krasniqi, sipas të cilit, Rusia synon destabilizimin e Bosnjës dhe Kosovës.

“Rusia edhe më tutje e ka synim destabilizimin e BeH dhe të Kosovës. Por tash ka më pak mundësi. Përveç nëse i hyn në skemë ndonjë aventurier i pamend, qoftë në BeH, qoftë në Kosovë”, ka shkruar profesor Milazim Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat