Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore thotë se qytetarët e Kosovës kanë mendësi patriarkale. Thekson se sipas hulumtimeve të bëra në vend, del se 30 për qind e tyre mendojnë se burri duhet ta rrah gruan.
“Nga hulumtimet që kemi realizuar nga organizatat që merren me të drejtat e njeriut, ne shohim që qytetarët e Kosovës edhe kanë një mendësi patriarkale. Diku 30 për qind e qytetarëve në Kosovë mendojnë që në natyrën e burrit është me rrah gruan. 30 për qind e shohin si kurgjo këtë punë”, shpjegoi ajo.
“Por ne i kemi bërë ligjet dhe janë atje sanksionet, ne kemi ecë përpara si Kosovë”, shtoi ajo.
“Edhe aty ku zbatohet (ligji) është mendësia patriarkale dhe zbatuesit e ligjit s’dallojnë shumë”, tha Demolli.