Çitaku: Rusia po synon rrënimin e rrëfimit për Kosovën

Aktuale

Çitaku: Rusia po synon rrënimin e rrëfimit për Kosovën

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 23:36
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Rusia po synon ta rrënojë rrëfimin për Kosovën.

Çitaku tha se nëse rrënohet kjo atëherë do të vihet në pikëpyetje edhe themelet e shtetit tonë.

“Ne jemi produkt i rrëfimit. Epërsia që ka Kosova në raport me Serbinë është morale. Ne nuk jemi as më të mëdhenjtë në territor as me popullsie as si ekonomi. Pra ne kemi një epërsi morale. Rusia po synon që ta rrënojë duke e përdorur Kosovën këtë epërsi morale që në kemi, e që më pas do të mund të vinte në pikëpyetje vetë themelet dhe mënyrën e krijimit të shtetit tonë.

Mjafton ta lexoni vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës…E tëra është e ndërtuar në rrëfimin tonë si komb, në vuajtjet që kemi pasur, në shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut. Pra është një rrëfim i gjatë. Pra nëse rrënohet ky rrëfim atëherë do të vihen në pikëpyetje gjithçka”, tha Çitaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat