Në vazhdën e deputetëve dhe partive politike të cilat po shprehen kundër martesës mes gjinisë së njëjtë, ndryshe nga kolegët e saj ka zgjedhur të rreshtohet deputetja Vasfije Krasniqi Goodman.
Deputetja e VV-së, përmes një fotografie me ngjyrat që simbolizojnë komunitetin LGBTI+, ka lënë të nëkuptohet se do të votojë pro Projektkodit Civil.
"Love is love", shkruan ajo.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet më 24 shkurt, në rend të ditës është edhe votimi për plotësimin e Projektkodit Civil i cili lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.