Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.
Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se sot po nis një realitet i ri, ku Rusia bombardon Ukrainën ndërsa perëndimi shikon me gishta në gojë, pavarësisht se kishte kërcënuar se kjo nuk guxon të ndodhë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se askush nuk mund të ndjehet i sigurt në një realitet të tillë, derisa ka shtuar se politika e Kosovës duhet të jetë tani e tutje më serioze në raport me politikën e jashtme dhe bashkëpunimin me shtetet mike, pasi pasojat e gabimeve shumë të vogla mund të jenë të mëdha.
Postimi i tij i plotë:
Një realitet i ri botëror po nis sot. Kur Rusia bombardon duke synuar pushtimin e një shteti 44-milionësh dhe bota perëndimore shikon me gishta në gojë, edhe pse kishin kërcënuar se kjo nuk guxon të ndodhë.
Kush mund të ndjehet i sigurt në një realitet të këtillë?!
Politika kosovare duhet të jetë tash e tutje shumë më serioze në raport me politikën e jashtme dhe bashkëpunimin me shtetet mike perëndimore, diçka që fatkeqësisht nuk e kemi parë shumë këto 7-8 vjetët e fundit.
Pasojat e gabimeve shumë të vogla prej sot mund të jenë të mëdha.