Ka ndërruar jetë një person që u aksidentua dy ditë më parë në Lipjan.
Policia bën me dije përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku të mërkurën.
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer mashkull kosovar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me datën 23.02.2022 – 05:18 drejtuesi i automjetit si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.