Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka reaguar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sulmi mbi Kiev e detyron Ukrainën të mbrohet dhe ky është fillimi i një lufte që do të ketë pasoja të papara në historinë e njerëzimit, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Sulmi Rus mbi Kiev sot e detyron Ukrainën të mbrohet dhe kundërveprojë dhe kjo shënon fillimin e një lufte që do të ketë pasoja të papara në historinë e njerëzimit nëse përdoret arsenali ushtarak që kanë të dyja vendet.