Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni ka reaguar në lidhje me situatën tensionuese në Ukrainë.
Ai në një postim në rrjetin social Facebbok u shpreh se agresioni rus në Ukrainë dhe ndikimet e tij në Kosovë janë të zhvillime dramatike.
Krahas kësaj, Hyseni tha Kosova urgjentisht duhet të arrijë marrëveshje me Serbinë dhe t’i mbyllë bisedimet.
“Agresioni rus në Ukrainë dhe ndikimet e mundshme në Ballkan, e në veçanti në Kosovë, janë rrethana dhe zhvillime dramatike krejtësisht të reja të cilave duhet dhënë prioritet absolut në politikën tonë të jashtme.
Në këto rrethana dialogu me Serbinë dhe arrtija sa më parë e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje të ndërsjellë bëhet akoma më urgjente. Kosova duhet të insistoj në dialog deri në shterrjen e çdo mundësie për të arritur marrëveshje me Serbinë. Sepse, kështu Kosova dëshmon para botës se është pala serioze në dialog. Është pala që kërkon me ngulm paqe e stabilitet”, deklaroi Hyseni, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
ANTARËSIMI I PËRSHPEJTUAR I KOSOVËS NË NATO, MUND TË MBETET I VETMI OPCION QË GARANTON SIGURINË E VENDIT TONË!
Agresioni rus në Ukrainë dhe ndikimet e mundshme në Ballkan, e në veçanti në Kosovë, janë rrethana dhe zhvillime dramatike krejtësisht të reja të cilave duhet dhënë prioritet absolut në politikën tonë të jashtme.
Në këto rrethana dialogu me Serbinë dhe arrtija sa më parë e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje të ndërsjellë bëhet akoma më urgjente. Kosova duhet të insistoj në dialog deri në shterrjen e çdo mundësie për të arritur marrëveshje me Serbinë. Sepse, kështu Kosova dëshmon para botës se është pala serioze në dialog. Është pala që kërkon me ngulm paqe e stabilitet.
Natyrisht dilema mbetet dhe nga ajo dilemë derivon pyetja?
A është krejt e sigurt që Serbia, në fund të procesit të dialogut do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?!
Jo, nuk është fare e sigurt. Madje kërkohet dhe do nevojitet presion i jashtëzakonshëm ndërkombtar mbi Serbinë që kjo të ndodhë.
Por edhe refuzimi eventual i Serbisë për të njohur Kosovë, angazhimin serioz të Kosovës në dialog nuk e bën më pak të rëndësishëm, deri në shterrjen e cdo mundësie për të arritur marrëveshje me Serbinë. Sepse, siç e thashë më lartë, kështu Kosova dëshmon para botës se është pala serioze në dialog. Është pala që kërkon me ngulm paqe e stabilitet.
Kosova ka vepruar kështu në Rambuje dhe kemi fituar. Kemi vepruar kështu në Vjenë dhe kemi fituar. Kemi vepruar njësoj gjatë bisedimeve shtesë dhe prap kemi fituar. Kemi vepruar dhe jemi koordinuar me miqët në GJND dhe prap kemi fituar. Ndërsa Serbia në të gjitha këto procese ka bërë të kundërtën dhe nga të gjitha radhazi ka dalur e humbur!
Karshi kësaj dileme nëse edhe kësaj radhe Serbia do të sillet njësoj, duke refuzuar ta pranojë Kosovën shtet, Kosova duhet urgjentisht të angazhohet dhe që tani të nisë punën për opcionin tjetër, duke filluar pa vonesë bisedat intensive me administratën amerikane për antarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Natyrisht që kjo nuk është e lehtë për t’u arritur dhe poashtu nënkupton medoemos edhe sigurimin paraprakisht të njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk na kanë njohur ende. Por nuk është e pamundshme sidomos karshi rrethanave dhe zhvilimeve që sapo kanë nisur në Ukrainë, fatkeqesisht me pak gjasa që të ndodh de-eskalim! Pushtimi rus i Ukrainës sovrane është mesazh trimërues për politika destbilizuese gjithandej, e sidomos në Ballkan.
Pra, paralelisht me angazhimin serioz në dialog, Kosova duhet të nisë një fushate intensive dhe sistematike me të vetmin qëllim antarësimin e përshpejtuar në NATO.
Në mungesë të njohjes formale dhe të një traktati paqeje me Serbinë, antarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është egzistencial për vet qenien e saj.
Këto veptime bëhen akoma më urgjente përballë eskalimit të krizës në Ukrainë, pasojat e së cilës medoemos do të hetohen fort edhe në Ballkan, e sidomos në Kosovë, duke patur parasysh qendrimin zyrtar të Serbisë që të qëndroj neutrale, duke refuzuar antarësimin në NATO, si dhe afërsinë e saj me Rusinë.
Kjo, mbase më shumë se kurrë më parë, para Kosovës shtron obligimin dhe nevojën e koordinimit, bashkërendimit dhe harmonizimit me kohë të çdo hapi në politikat e jashtme dhe të brendshme të saj me Shtetet e Bahkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë strategjik të Kosovës në perendim.
S.H.