Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së sotme pritet të votojë për ndryshimin e kodit civil sa i përket lejimi të martesave ndërmjet gjinive të njëjta.
Shumë deputetë e parti politike janë deklaruar kundër këtyre ndyshimeve.
Për këtë ka reaguar avokati Arianit Koci nëpërmjet një postimi ne Facebook.
Ai ka deklaruar se këtë të drejë civile të njeriut e kanë lejuar mbi 30 shtet demokratike, derisa ne po tentojmë të shkojmë në kahje të kundërt.
Postimi i plotë:
Respekt për deputeten Duda Balje, si më e eksponuara, që ka dalë në mbrojtje të fesë.
Respekt edhe për deputetët tjerë, dhe partitë politike që u deklaruan kundër lejimit të bashkësive të regjistruara civile, ndërmjet personave me sekse të njëjta.
Përndryshe, këtë të drejtë të njeriut dhe të drejtë civile, e kanë lejuar mbi 30 shtete më demokratike dhe më të zhvilluara në botë.
Trendi po shkon duke u rritur!
Ne po tentojmë të shkojmë në kahje të kundërt.
Aferim!
Përndryshe, nëse e mbroj të drejtën e gruas në bartje të shamisë, natyrisht që e mbroj edhe te drejtën e personave me gjini të njëjtë, në lejimin e bashkësive të regjistruara civile.
Për më tepër, do ta mbroj çdokënd, që i shkelet çfarëdo e drejte civile.