Sulmi i Rusisë në Ukrainë, Krasniqi: Akt i rëndë dhe i papranueshëm

Aktuale

Sulmi i Rusisë në Ukrainë, Krasniqi: Akt i rëndë dhe i papranueshëm

Nga: A.SH Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:02
Memli Krasniqi

Pas sulmeve që po ndodhin në Ukrainë, ka reaguar kryeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka shkuar se ky akt i rëndë është i papranueshëm dhe mbështet qytetarët ukrainas që janë detyruar të mbrojnë jetën dhe lirinë e tyre.

Postimi në Facebook:

Sot, me mendje e lutje jemi me qytetarët e Ukrainës, të cilët janë zgjuar në mes një agresioni ushtarak nga Rusia, agresion që shkel jo vetëm të Drejtën Ndërkombëtare, por edhe vlerat e përbashkëta qytetëruese.

Ndajmë shqetësimin e thellë me botën demokratike për këtë akt të rëndë e të papranueshëm dhe mbështesim qytetarët e Ukrainës që janë detyruar të mbrojnë jetën dhe lirinë e tyre, duke u solidarizuar plotësisht me ta në këtë orë të errët të historisë evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat