Nezir Kraki, profesor i Universitetit të Parisit, ka analizuar situatën e krijuar me rastin e pushtim të Rusisë nga Ukraina.
Ai ka thënë se lufta në Evropë po bëhet shkaku i një lideri uzurpator e sociopat i cili ka marre peng 150 milionë rusë dhe i ka vu vetes synim përmbysjen e 75 viteve paqeje e prosperiteti në Evropën e Vjetër.
“Ukraina…
Në dhjetor pata shkru se po shkohej drejt një lufte në Evrope e cila ne çdo moment mund të bëhet luftë totale dhe shkatërruese.
Sot ajo luftë po bëhet realitet shkaku i një lideri uzurpator e sociopat i cili ka marre peng 150 milionë rusë dhe i ka vu vetes synim permbysjen e 75 viteve paqe e prosperiteti në Evropën e Vjetër.
Origjinat apo arsyet e këtij hovi barbar janë të ndryshme por kryesorja nga to eshte «largimi i Amerikeës nga Evropa» nën presidencës e Donaldit, një tjetër sociopat matanë Atlantikut, i cili për 4 vite rresht e glorifikonte Putinin, e trimeronte dhe u thoshte aletaeve «mbrohuni vet! » së « unë s’paguaj me për ju».
Prandaj, Putini ishte aq i mobilizuar për rizgjedhjen e Donaldit sepse me një mandat të dyte te tij, edhe Varshave mund të bëhej ruse, lerë më Kievi”, shkruan Kraki në Facebook.
Ai thekson se, megjithatë NATO dhe aleancat demokratike përsëri po rizgjohen e forcohen për ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e lirisë se popujve.
“Amerika dhe aleatet në Evropë po bëhen gati për luftë totale sepse makineria ruse nuk do ndalët në Kiev”, ka theksuar Kraki.
Andaj, ai ka thënë se Kosova dhe Bosnja duhet të futen në NATO me procedurë të shpet.
“Në këtë kontekst tragjik dhe urgjent, Kosova dhe Bosnja duhet të futen në NATO me procedurë të shpejt në mënyrë që mos të ketë «vrima» drejt Evropës përmes Ballkanit. Edhe BE duhet ta rishikoj me urgjence agjendën e saj për afrimin e Ballkanit dhe kështu zgjerimin e sferës gjeostrategjike bashkë me NATO-n”, është shprehur ai.
Sipas profesorit, nuk ka qetësi në Evropë pa qartësimin e pozitës së Serbisë në Ballkan.
“Në këto pika mund të ndihmojnë Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Kroacia duke kërkuar siguri dhe qartësi nga aleatet tanë. Nuk mund të ketë qetësi në Evrope pa u mbyll cikli i integrimit të Ballkanit dhe pa u qartësu pozita e Serbisë ne rajon. BE nuk duhet ta afrojë pran vetës një stalit rus në këto rrethana”, ka thënë ai.