Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmet që po ndodhin në Ukrainë nga Rusia.
Ai ka thënë se ky agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.
Postimi në Facebook:
Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.
Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.
Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë.
Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës.