Pas luftës në Ukrainë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë me tri kërkesa për krerët e shtetit.
Kërkesa e parë e Haradinajt ka qenë që të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë.
Haradinaj u ka kërkuar Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës edhe që ta përfundojnë Strategjinë Nacionale të Sigurisë dhe të miratojnë Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës.
“Pushtetarë të Kosovës: Presidente, Kryeministër, Kryeparlamentar,
1. Kthejeni projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë;
2.Përfundojeni Strategjinë Nacionale të Sigurisë;
3.Miratojeni Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës.
Thirrni ndërgjegjës suaj për hirë të fëmijëve tanë.”, ka shkruar Haradinaj.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar sanksione të ashpra kundër Moskës.