Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tri viktima nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe viktima të COVID-19 janë dy gra dhe një burrë.
Një nga viktimat është i moshës 60-69 vjeçare, ndërsa dy viktima të moshës 70-79 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 189 raste me COVID-19.
Komuna që regjistroi më së shumti raste gjatë kësaj kohe është ajo e Prishtinës me 36 raste, pastaj e Gjilanit me 21 dhe Lipjanit 19.