Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, e ka komentuar situatën në Ukrainë ku tashmë ka filluar lufta me Rusinë.
Tahiraj përmes një postimi në facebook, shkruan se, nëse lufta vazhdon do të hapet një kapitull i ri për Evropën.
Sipas tij, ky është kapitulli i ridizajnimit të kufijve shtetëror që prekë shumë shtete.
Ai pyet se a jaën shqiptarët e përgatitur për t’iu përgjigjur kësaj sfide dhe të përfitojnë nga situatat e favorshme që do të krijohen?
Tahiraj tutje shton se koha po vjen për bashkimin e shqiptarëve.
“Lufta në Ukrain filloj! Nëse ajo do vazhdoj, po hapet një kapitull i ri për Evropën! Kapitulli i ridizajnimit të kufijve shtetërorë që do prekë shumë shtete të Evropës! A do jenë shqiptarët të përgatitur t’i përgjigjën në mënyrën e duhur kësaj sfide dhe të përfitojmë nga situata të favorshme që do krijohen? Si duket koha po vjen, a do të dinë shqiptarët ta shfrytzojnë dhe të bashkohemi në formimin e Shtetit Etnik Shqiptar”, shkruan Tahiraj.