​Kuvendi ratifikon marrëveshjet me Shqipërinë

Aktuale

​Kuvendi ratifikon marrëveshjet me Shqipërinë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës me 82 vota për ka miratuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Gjithashtu, deputetët kanë ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.

Të dy projektligjet që janë sjellur në Kuvend nga Qeveria, kanë gjetur mbështetjen edhe të partive opozitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat