Rusia ka filluar me sulme masive ndaj Ukrainës.
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se situata e krijuar në Ukraninë pas sulmeve nga Rusia mund të ndikojë edhe në Kinë, që kjo e fundit ta pushtoj Tajvanin.
“Shoh rrezik edhe për shtetet për rreth Rusisë që nuk e dimë nëse Putini do të ndalet vetëm në Ukrainë, apo e ka qëllimin për më larg.
Unë mendoj që ky veprim ushtarak i Rusisë do të ndikojë edhe në Tajvanin se pse e dimë fare mirë që Kina e ka mohuar shtetin e Tajvanit dhe aty mundet me ndodh një sulm i tillë apo një okupim i tillë ushtarak”, tha ai