Plane për luftë ofensive kundër Serbisë / Qeveria t’i investojë menjëherë 500 milionë euro në armatim

Aktuale

Plane për luftë ofensive kundër Serbisë / Qeveria t’i investojë menjëherë 500 milionë euro në armatim

Nga: Idriz Morina Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:15
Foto ilustruese, FSK-ja me automjete të blinduara

Ndërkohë, që Kosova ballafaqohet me kërcënim real që Serbia dhe Rusia të provokojnë hapur veriun, Kuvendi, dhe Qeveria nuk po bashkëveprojnë, apo mbase edhe Qeveria nuk është duke e shqyrtuar seriozisht, situatën.

Kryeministri i Kosovës dje e ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, dhe raporti natyrisht se është konfidencial, por që bazuar në vazhdimin e të njëjtave hapa publik, po tingëllon, sikur atje nuk janë marrë vendime.

Agresiviteti serb

Këtyre ditëve ka pasur thirrje, dhe madje raportime, se ka një përpjekje serioze nga Serbia, për një veprimtari të luftës speciale. Sipas tyre, mundësia ekziston që të rritet agresiviteti i pjesëtarëve të komunitetit serb, që veprojnë me bindje ndaj Beogradit.

Të ndihmuar edhe nga operacionet speciale ruse, Serbia mund të nxisë konflikte të vogla në veri, dhe në brendësi të Kosovës, duke ngjallur pakënaqësi nëpërmjet incidenteve.

Opozita duhet t’i kërkojë qeverisë ti jap fund dialogut me Serbinë, si një vend mbështetës i revolucionit rus, antidemokracisë dhe despotizmit rus, dhe që ta çojë përpara çështjen kombëtare.

Opozita duhet ti kërkojë Qeverisë, t’i investojë menjëherë më shumë se 500 milionë euro në armatim.

Dhe në ndihmë të kësaj, ta hap fondin e ndihmës për armatim. Investim në armatim, me ndihmën e diasporës, bizneseve dhe vullnetarëve. Këtë thirrje e kemi bërë për herë të parë, dhe që në muajin nëntor madje, duke analizuar faktorët e pafuqisë së brendshme ekonomike dhe barrierave të tjera.

Po ashtu, për qëllime armatimi do të mund të shërbehej edhe fondi i konfiskimit të pasurisë, i cili veprim duhet të fillojë menjëherë ndaj ish-zyrtarëve të lartë të shtetit dhe atyre që janë në politikë, për të cilët dihet se kane nga dhjetëra deri në qindra miliona euro.

Plani 

Nëse Serbia kalon në anën e Rusisë, gjë të cilën mund ta bëjë edhe në kundërshtim me deklarimin politik, pra, që të veprojë në kundërshtim me të duke kryer akte të luftës speciale në Kosovë, atëherë shqiptarët duhet ta kenë një plan të gatshëm kundër saj, për t’ju revanshuar.

Një plan i atillë duhet të jetë se në rast lufte nga Serbia, shqiptarët të kërkojnë kthimin e Serbisë, në kufijtë e para vitit 1912, kur shqiptarët vazhdonin të jetonin të padëbuar e jo me krijimin e gjendjes, siç ndodhi, gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.

Ne nuk jemi ata, që do t’ia japim fundin Ukrainës, por ne jemi ata, që në një cep të konfliktit të provokuar nga Rusia, mund ta përmbysim atë!

Pse të mos fitojmë njëherë në jetën tonë moderne! Duhet të përgatitemi për të shijuar aromën e gjatë të fitores!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat