Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj shtatë të arrestuarve për drogë.
Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e Lorik Tiganit, biznesmenit nga Peja, dhe gjashtë të pandehurve të tjerë me inicialet LO.V.,M.H.,SH.D., F.K., A.K. dhe A.A (shtetas i Republikës së Turqisë).
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 23 Shkurt 2022, rreth orës 12:00h në Han të Elezit, përkatësisht në terminalin doganor, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit pa autorizim kanë transportuar nga Turqia për në Republikën e Kosovës, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik.
Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, tha se edhe dy të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati.
Jashari tha se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, si dhe hetohen në drejtim të veprës penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.
Lorik Tigani është pronar në biznesin privat “Rino Group” Sh.P.K., e cila merret me tregti me pakicë në dyqane “jo të specializuara”.