“Sytë i kemi kah Ballkani Perëndimor”: NATO s’e përjashton mundësinë e shtimit të trupave në Kosovë

Aktuale

“Sytë i kemi kah Ballkani Perëndimor”: NATO s’e përjashton mundësinë e shtimit të trupave në Kosovë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:28

NATO nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtimit të trupave ushtarake në Kosovë, pas nisjes së ofensivës ruse për pushtimin e Ukrainës.

Kështu ka thënë një zyrtar i NATO-së, i cili ka qëndruar anonim.

Të gjitha vendimet, sipas këtij burimi, do të merren në bazë të situatës jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Çdo ndryshim i misionit të NATO-s do të bëhet në bazë të situatës, por NATO do t’i mbajë sytë në Ballkanin Perëndimor".

E njëjta përgjigje e zyrtarit të NATO-s ka qenë edhe në pyetjen nëse do të rivendosen trupa ushtarake në veriun e Kosovës.

Ndërkohë, vlen të përmendet se sot BE-ja vendosi t’i dërgojë edhe 500 trupa shtesë përmes misionit të saj EUFOR-ALTHEA në Bosnje e Hercegovinë, pas frikës së shtuar në vend për trazira të mundshme.

Sa i përket Kosovës, në raste të situatave të tensionuara si ajo në shtator të vitit 2021, Serbia ka vendosur në gatishmëri forcat e saj të ushtrisë.

Forca ushtarake e Serbisë janë furnizuar vazhdimisht me armë të blera nga Rusia, aleatja e saj më e madhe, të cilës po heziton t’i vendosë sanksione, pavarësisht se këtë e kanë bërë thuajse të gjitha shtetet e Europës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat