​Szunyog shpreh gatishmërinë për ta mbështetur AKK-së në luftimin e korrupsionit

Aktuale

​Szunyog shpreh gatishmërinë për ta mbështetur AKK-së në luftimin e korrupsionit

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:20
Pamje nga takimi

Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, i cili ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur punën e Agjencisë si një prej aktorëve kryesorë kundër korrupsionit në Kosovë, në aspektet teknike dhe e legjislacionit.

Buleshkaj shkurtimisht prezantoi punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe vizionin e tij për zhvillimin e agjencisë dhe punës kundër korrupsionit.

Ambasadori Szunyog e uroi drejtorin e sapozgjedhur të Agjencisë dhe i uroi suksese në detyrën e re.

Sipas një komunikate për media, Ambasadori Szunyog dhe drejtori Buleshkaj ranë dakord që të bashkëpunojnë edhe më tej me synimin e përbashkët drejt konsolidimit të kapaciteteve të Agjencisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, si dhe për një koordinim më të mirë ndërinstitucional të institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat