Duke u lidhur me fillim-luftën në Ukrainë, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se ‘dhunuesit të Moskës, Valdmirit Putinit duhet bërë të ditur se mund të grabit gjithҫka në Ukrainë.
“Dhunuesit të Moskës, Vladimir Putin, duhet shuar iluzionet së mund të grabitë gjithҫka në Ukrainë dhe më gjerë. Këtij diktatori duhet hequr gjithashtu iluzionet hegjemoniste në hapësirat ballkanike. Në vizionin e Putinit nuk ekziston askush tjetër pos tij, dhe politikave pushtuese sikur që i kishte Millosheviqi në ish-Jugosallavi”, thekson ai.
Mulliqi thotë më tutje se, ‘Uashingtoni duhet të shuplakosë rëndë këtë imbecil që më në fund t’i pranojë shtetet dhe popujtë që janë më të vegjël’.
“Të pranojë së ato kanë zgjedhur rrugën e tyre. Ky monstrum që 22 vite sa është në pushtet vetëm telashe i ka sjellur botës demokratike. Miti i tij gjoja për realpolitikën dhe “Botën Ruse” e “Botën Serbe, së shpejti do të përfundojnë në bërllogun e historisë”, thekson ai./Bota sot