Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është deklaruar pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës.
Pacolli ka thënë se denon sulmin run ndaj Ukrainës që po lufton për lirinë dhe stabilitetin e saj dhe të Evropës.
“Unë dënoj me termat më të fortë pushtimin e paligjshëm të Rusisë në Ukrainë.
Sot dhe përgjithmonë me popullin e Ukrainës që po lufton jo vetëm për pavarësinë dhe lirinë e tyre, por edhe për ruajtjen e një Evrope të plotë dhe të lirë. Ky është momenti më i errët i Evropës në shekullin e 21-të” ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Twitter.