Befason avokati shqiptar: SHBA i ka ngritur kurth Putinit, kështu po e kërkon shkatërrimin e tij

Aktuale

Befason avokati shqiptar: SHBA i ka ngritur kurth Putinit, kështu po e kërkon shkatërrimin e tij

Nga: A.ZH Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 23:40
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se ekziston mundësia që Amerika është duke i përgatitur kurth presidentit rus Vladimir Putin.

Ai ka thënë se politika amerikane po kërkon shkatërrimin e Rusisë dhe eliminimin e Putinit nga opozita ruse, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:

Kam një pyetje për këta pafillot që i gëzohen Rusisë. 

Cila është pyetja?

Po sikur Amerika të kishte dislokuar aeroplanmbajtësen e madhe Ajzenauher  në portin e Odesës në Ukrainë; të kishte bërë një marrëveshje ushtarake me Ukrainën dhe të kishte bërë furnizime armësh dhe raketash të sofistikuara aty: do ta bënte

Rusia sulmin kundër Ukrainës?

Përgjigjja është - jo; nuk do ta bënte 

Atëherë, pse nuk e bëri Amerika këtë lloj ndërhyrjeje?

Mundësia më e madhe është me përgjigjen: ajo i ka ngritur kurth Vladimir Putinit me një luftë që mund ta drejtojë Amerika.

Siç duket politika amerikane kërkon shkatërrimin e Rusisë ose eliminimin e Putinit nga opozita ruse.

Ja pra, kjo është çështja. 

Atëhere: mos është ky vërtet një kurth për shkatërrimin e Rusisë dhe të Putinit?

Gjithçka mund të ndodhë...

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat