“Fajet ndoshta i ka nëna ime e cila...”, Albbin Kurti flet për protestat

Aktuale

“Fajet ndoshta i ka nëna ime e cila...”, Albbin Kurti flet për protestat

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 14:24
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti iu është kundërpërgjigjur, Ramush Haradinajt lidhur me qëndrimet e tij të dikurshme.

Ai ka thënë që ai qysh moti është angazhuar për republikë e pavarësi, madje tha se qysh në vitin 1988 kur nëna e tij e kishte marrë në një protestë.

“Fajet ndoshta i ka nëna ime e cila më 1988 m’ka marr në një protestë kundër masave kushtetuese te fakulteti teknik,,, mua nuk më ka mjaftuar plani i Ahtisarit”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje i tha Haradinajt se po dëshiron që të i prish punë me shtetet aleate dhe Amerikën, se synimi i tij është që të e rrëzojnë nga pushteti.

“Unë e di ku e ka hallin Haradinaj. Ai thotë gazi amerikan, tash pse s’po e ndërpritni dialogun, jam i bindur që kërkesat që të shtohet në mënyrë përfundimtare në Bruksel, edhe ato për gazin amerikan për të cilin kemi folur dhe është keqkuptim i madh, vijnë nga një lloj nostalgjie për Grenellin, ky është thelbi”, tha Kurti.

“Kurti 1e pati Grenell 1-shin, Kurti 2 s’po e ka Grenell 2, krejt qitu e keni hallin. Në Kurti 2 s’po prodhohet një Grenell i dytë, e po doni që unë të dalë palë jo konstruktive në Bruksel, të gjykohet Kosova ose të etiketohet kinse antiamerikan, e të prodhohet Grenell 2 për Kurti 2. Juve ju duhet një Grenell 2, por s’ka Grenell 2”.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat