Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për dialogun me Serbinë.
Aty po zhvillohet një debat i ashpër me replika e kundëreplika.
Pas akuzave të Kurtit për Haradinaj lidhur me kohën kur bashkëpunonin dhe momentin e takimeve me LDK-në dhe AAK-në në 2014 në kohën e marrëveshjes VLAN.
Haradinaj e akuzoi Kurtin se në atë kohë dëshironte ta sulmonte qeverinë e Kosovës dhe ta luftonte policinë me veteranët e UCK-së por që nuk e kishte lejuar ai.
“Pse jemi nda me VV-në. Jemi nda sepse kemi ardhur një ditë në protesta kur është propozuar me hy në Qeveri dhe me marr qeverinë, objektin e qeverisë, z.Kurti. Ka dëshmitarë të gjallë. E kam pyetur se çfarë do të bëjnë policia e jonë, e Kosovës. Ata gjuajnë, këta gjuajnë. Pa gjak tha nuk rrëzohet regjimi. Për mos me derdh gjak për me e rrëzu një regjim në Kosovë. Për mos me derdh gjak për një regjim jemi nda. Kaq e thjeshtë është”, tha ai.