Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka folur për agresionin që Rusia e ka nisur në Ukrainë.
Ai ka folur edhe për bisedën që ka pasur me vëllezërit Klitschko.
Ata i kanë thënë deputetit Pacolli se kanë lënë të gjithë veprimtarinë e tyre dhe i janë bashkuar luftës në mbrojtje të Ukrainës nga sulmi rus.
Tutje Pacolli, në emisionin “Infoklania”, ka thënë se nuk është penduar që si pronar i kompanisë “Mabetex”, para më shumë se 20 vjetësh e kishte renovuar Kremlinin.