Familjari i Xhafer Devës, Valdet Deva ka folur në lidhje me reagimet e shumta që janë bërë për mos restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës.
Ai tha se do të përqendrohet te deklarata e ambasadorit gjerman, duke thënë se kanë qenë të habitur me deklaratën e tij.
“Sa i përket reagimeve të ndryshme, un nuk do të doja të përqendrohesha të disa personazhe që kanë komentuar restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, sepse ata nuk janë aq faktorë të rëndësishëm”.
“Do të përqendrohesha te deklarata e ambasadorit gjerman, do të kisha theksuar se ambasadori gjerman është ambasador dhe nuk është guvernor, për këtë shkak nga ana e familjes kemi qenë shumë të habitur se si mundet një ambasador me bo një deklaratë të tillë, ku lidhë personazhin e Xhafer Devës me holokaustin si dhe thotë se ka qenë bashkëpunëtor i gjermaneve në kryerjen e këtyre krimeve të rënda. Nuk është e vërtet, Xhafer Deva është shpëtimtari i hebrenjve, është e shkruar nga shumë historian vendor dhe të jashtëm, dhe është shumë mirë e dokumentuar”, u shpreh ai.
“Në anën tjetër ambasadorit gjerman në emër të familjes i kemi dërguar një letër duke kërkuar që ai të na takon dhe në këtë takim kemi kërkuar që ai të prezantojë faktet, dokumentet në të cilën ai e bazon këtë deklaratën e tij”.
Ai tha se ende nuk kanë marr përgjigje nga zyra e ambasadorit.