Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se ka qenë folëja kryesore në lansimin virtual të librit “Untapped Power: Leveraging Diversity and Inclusion”.
Mes tjerash ajo tregon se ka specifikuar që kuota gjinore është instrument i rëndësishëm në ngritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, ekonomi e fusha të tjera.
"Përkatësisht, specifikova kuotën gjinore si instrument të rënësishëm në ngritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, ekonomi e fusha të tjera; njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë; e përkrahjen që Kosova vazhdon t’ja japë komunitetit LGBT. Diversiteti është vetëm vlerë e shtuar në komunitetet tona, e së bashku duhet të punojmë që ta konsiderojmë si të tillë e t’ja absorbojmë të gjitha dobitë që ai emeton", ka shkruar Jahjaga në Instagram.
Postimi i plotë:
Në lansimin virtual të librit “Untapped Power: Leveraging Diversity and Inclusion”, ku nikoqir ishte Instituti për Gra, Paqe dhe Siguri nga Universiteti i Georgetown, drejtuar nga Ambasadorja Melanne Verveer, pata nderin të jem folëse kryesore. Gjatë fjalës sime, theksova rëndësinë e diversitetit dhe potencialit të tij ende të pa shfrytëzuar.
Demokracia do të thotë më shumë sesa vetëm zgjedhjet e rregullta apo liria e të shprehurit. Demokracia ngërthen në vete edhe qasjen e barabartë të të gjitha kategorive të shoqërisë në mundësi e shërbime. Në këtë rend, rrëfeva praktikën e Kosovës dhe institucioneve të saj në trajtimin e diversitetit dhe përqafimit të të gjitha vlerave të saj.
Përkatësisht, specifikova kuotën gjinore si instrument të rënësishëm në ngritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, ekonomi e fusha të tjera; njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë; e përkrahjen që Kosova vazhdon t’ja japë komunitetit LGBT. Diversiteti është vetëm vlerë e shtuar në komunitetet tona, e së bashku duhet të punojmë që ta konsiderojmë si të tillë e t’ja absorbojmë të gjitha dobitë që ai emeton.