Murtezaj për situatën në Ukrainë: Vullneti i qytetarëve do të mbizotërojë

Aktuale

Murtezaj për situatën në Ukrainë: Vullneti i qytetarëve do të mbizotërojë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:50
Valon Murtezaj

Profesori i Diplomacisë, Valon Murtezaj, ka thënë që Rusia ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë, porse vullneti popullor i ukrainasve do të mbizotërojë.

“Patjetër që Rusia ka hyrë këtu në momentin që e kemi parë që dje ka hyrë në një pushtim të këtillë në shkallë të gjerë në një situatë të paprovokuar dhe këtë duhet ta theksojmë, atëherë ajo është në gjendje që të përdorë të gjitha letrat apo kartat për të avancuar në arritjen e objektivave apo synimeve të cilat i ka”, ka thënë Myrtezaj.

Sipas Murtezajt, është vullneti i qytetarëve ai që do ta thotë fjalën e fundit, qoftë për sovranitet, qoftë për nënshtrim.

“Në fund të fundit të fundit është  vullneti i qytetarëve, nëse vullneti i qytetarëve është që të jetojnë në një shtet sovran dhe të pavarur, ai do të mbizotërojë në fund të gjithë këtij procesi apo të gjithë kësaj tragjedie nëse mund ta themi qysh tani”.

“Sa i takon Çernobilit, tani ajo pjesë që është më afër në kufi me Bjellorusinë tani është në dorën e forcave ruse megjithatë një kompani e cila ka qenë duke e mirëmbajtur konservimin e këtij reaktori bërthamor funksionin nëse mund ta quajmë ashtu në mënyrën sa më normale të mundshme sado që ka zëra që punëtorët e kompanisë janë të kidnapuar tanimë dhe detyrohen që të vazhdojnë të punojnë nën urdhrat e ushtarëve”.

Myrtezaj tha se edhe nëse bie kryeqyteti, në këtë rast Kievi, ndonëse është fitore e madhe e Rusisë, thotë që nuk e përcakton fatin e të dyja palëve.

“Lidhur me rënien apo jo të Kievit, natyrisht e pamundur të mendohet se sa është e rëndësishme kryeqyteti i një vendi në një luftë nëse pushtohet nëse bie atëherë është fitore e madhe për Rusinë megjithatë prapë sipas mendimit tim  nuk është përcaktuese e fatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat