Dosja e prokurorisë, për çka dyshohet Labinot Elshani i arrestuar për fajde

Aktuale

Dosja e prokurorisë, për çka dyshohet Labinot Elshani i arrestuar për fajde

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:43
Ilustrim

Në mesin e 17 personave që janë arrestuar të martën në Pejë në aksionin e madh ndaj fajdeve është Labinot Elshani.

Gazeta ka siguruar dosjen e Prokurorisë sipas së cilës Labinot Elshani akuzohet për veprën penale “Fajde”.

Elshani gjatë vititi 2019 e tutje në fshatin Ozrdim në Komunën e Pejës ka përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë të kundërligjshme nga i dëmtuari me inicialet M.I.

“Alush Bajraktari e dërgon të pandehurin Labinot Elshani  nga i cili merr prej 10.000 euro me kamat mujore prej 10%, duke ia ndaluar aty për aty në emër të kamatës shumën prej 1.000 eurosh, e për të cilën shumë të njëjtit i janë paguar gjithësej shumën prej 10.000 euro në emër të interesit, sikurse edhe shumën prej 10.000 euro në emër të borxhit”, thuhet në vendimin e prokurorisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat