Shkëlzen Gashi: Ka indikacione serioze se Serbia mund të na ri-ri-ri-pushtojë

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Ka indikacione serioze se Serbia mund të na ri-ri-ri-pushtojë

Nga: P.R Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:19
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi, përmes një postimi në facebook ka paralajmëruar se ka indikacione se shteti i Serbisë të nis një sulm ndaj Kosovës.

“Tash që jemi nën perandorinë euro-amerikane dhe ka indikacione serioze se sërbia mund të na ri-ri-ri-pushtojë, shqiptarët po thonë se nuk na pushton sërbia sepse perandoria euro-amerikane është e fortë”, ka shkruar Gashi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

derisa ishim nën perandorinë osmane dhe kur në fund të sundimit të kësaj perandorie kishte indikacione serioze se sërbia mund të na pushtojë, shqiptarët thoshin se nuk na pushton sërbia sepse perandoria osmane është e fortë. e dimë se çka ka ndodhë prej 1912 e deri më 1915 - SËRBIA E PARË.

derisa ishim nën perandorinë austro-hungareze dhe kur në fund të sundimit të kësaj perandorie kishte indikacione serioze se sërbia mund të na ri-pushtojë, shqiptarët thoshin se nuk na pushton sërbia sepse perandoria austro-hungareze është e fortë. e dimë se çka ka ndodhë prej 1918 e deri më 1941 - SËRBIA E DYTË.

derisa ishim nën perandorinë italo-gjermane dhe kur në fund të sundimit të kësaj perandorie kishte indikacione serioze se sërbia mund të na ri-ri-pushtojë, shqiptarët thoshin se nuk na pushton sërbia sepse perandoria italo-gjermane është e fortë. e dimë se çka ka ndodhë prej 1944 e deri më 1966 - SËRBIA E TRETË.

tash që jemi nën perandorinë euro-amerikane dhe ka indikacione serioze se sërbia mund të na ri-ri-ri-pushtojë, shqiptarët po thonë se nuk na pushton sërbia sepse perandoria euro-amerikane është e fortë.

kush nuk mëson prej historisë, i përsëritet ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat