Pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja Myeloma Multiple po përballen me mungesë të theksuar të ilaçeve në Klinikën e Hemato-Onkologjisë në QKUK.
Ndaj familjarët e këtyre pacientëve thonë se po e kanë të pamundur që t’i blejnë ato, për shkak se kanë kosto mbi një mijë euro në muaj.
Vetëm një ampulë Bortezomib kushton 230-250 euro, terapi kjo që duhet të merret katër herë në muaj.
Derisa edhe Zometa nuk është edhe aq e lirë, çmimi i saj në barnatoret private sillet nga 60-80 euro.
Të dyja këto janë barna të Listës Esenciale.
Nga SHSKUK bëjnë me dije se me Bortezomib janë furnizuar tash e sa vite nga donatorët dhe pritet që të vijnë në fund të këtij muaji, ndërkaq për Zometën nuk dihet.
Edhe nëpër barnatoret private është vështirë ta gjesh Bortezomib-in.