Në seancën e së premtes në Parlamentin e Kosovës është diskutuar për zhvillimet rreth dialogut me Serbinë.
Opozita ka kritikuar pozitën për mënyrën se si po e udhëheqë, derisa kanë propozuar që Parlamenti të vendosë kornizën ekzekutivit të mos vazhdoj më dialog teknik dhe të kaloj në fazën finale të dialogut ku duhet të kërkohet njohja e Kosovës.
Debat në lidhje me këto çështje kishte mes të gjitha partive opozitare me qeveritarët.
Kreu i kësaj të fundit u kundërpërgjigj që njohja reciproke për ta është në qendër të bisedimeve e jo në fund.